Kryetari i Vitisë kritikohet se po keqpërdor familjet në nevojë për marketing politik

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Shpërndarja e pakove ushqimore nga kryetari i Komunës së Vitisë për familjet të cilat kanë vështirësi ekonomike, dhe publikimi i imazheve në faqen zyrtare të Komunës konsiderohen cenim i privatësisë dhe dinjitetit të personave të cilët i kanë pranuar ato.

Këshilltarja komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liridona Bislimi ka kritikuar kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, se për marketing politik ka keqpërdorur gjendjen e familjeve në nevojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ka kërkuar që qeverisja komunale të ndërpresë praktikën e tillë të publikimit të imazheve të familjeve të cilat presin në radhë për një pako ushqimore.

Detyrë e pushteti komunal, sipas saj, është që të zhvillojë politika të qëndrueshme të cilat ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës. Për më tepër që, sipas saj, 250 pakot janë donacion i një shoqate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme