Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka ngushëlluar familjen Bislimi nga Vërbani i Vitisë pas vdekjes së 16-vjeçarit, i infektuar me koronavirus.
“Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar”, thuhet ndër të tjera në telegram ngushëllimin e komunës.
Reagimi i komunës:
“E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i Vitisë!
Jemi thellësisht të prekur nga humbja e jetës së anëtarit tuaj të familjes, B. Bislimit mu në moshën e rinisë.
Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar.
Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.
16-vjeçari do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vërban të Vitisë.