Kryetari i Vushtrisë tregon se po dezinfektohet edhe një objekt për karantinë

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se objekti i Akademisë për Siguri Publike, do të jetë në dispozicion për karantinë

Tahiri ka shkruar në Facebook se ky object është dezinfektuar dhe është i gatshëm nëse kërkohet përdorimi I tij si karantinë.

“Sot ekipet e Komunës së Vushtrrisë kanë bërë dezinfektimin e hapsirave në Akademinë për Siguri Publike që do të jenë në dispozicion për karantinë, nëse për këtë paraqitet nevoja”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që konviktet e studentëve të përdoren si karantinë për personat që rezultojnë se janë të infektuar me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme