Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për gjendjen në këtë komunë, pas konfirmimit të katër rasteve të reja me coronavirus. Sipas, Tahirit sot nuk ka ndonjë rast të dyshuar.
Tahiri ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes po shkakton tollovi në këtë qytet.
Ai ka treguar se dje Kuvendi Komunal ka ndarë 200 mijë euro për t’u përballur me këtë situatë.
“Për furnizim me ushqim, s’po kemi telashe, derisa për maska mbrojtëse iu kemi drejtu Ministrisë së Shëndetësisë, po presim tash. Dje, Kuvendi Komunal ka aprovuar propozimin e kryetarit të komunës për ndarjen e 200 mijë euro për të menaxhu me situatën. Këto mjete janë marrë prej investimeve kapitale, kryesisht asfalltit. Ky kufizimi ka shkaktu telashe edhe tollovi, por jemi në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave, që me u hjek ky kufizim”, ka thënë Tahiri shkruan Express.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë.
Sipas IKPSHK-së, të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.
“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim”, njoftoi IKSHP-ja.