Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi së bashku me nënkryetarin e tij, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për t’i uruar rizgjedhjen në krye të këtij institucioni fetar, Myftiut, Naim Tërnava.
“Së bashku me nënkryetarin Zhegrova, Kryetarin e BIK në Vushtrri z. Rrahimi, ishim në vizitë për të uruar rizgjedhjen e Myftiut z. Naim ef. Tërnava. Myftiut Tërnava i uruam shëndet e punë të mbarë”, ka shkruar ai.