Kryetari i Zubin Potokut: Nuk e di nëse do të shkoj në zyrë sot, e kam agjendën shumë të ngjeshur

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Por në zyrën e tij, sot siç duket nuk do të shkojë  kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai tha se nuk mund ta dijë se a do të shkojë në zyrë se është shumë i zënë sot.

Tutje, Zeqiri tha se do të merr pjesë në takimin e thirrur të ambasadorit amerikan.

“Sot do të takohem rreth orës 09:00 me ambasadorin amerikan, Jefrrey Hovenier në zyrën e BE-së në Prishtinë. Nuk mund ta dijë se a do të shkojë sot në zyre të komunës, e kam agjendën shumë të ngjeshur”, tha shkurt Zeqiri për Front Online.

Sot Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve të REL-it, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Të ngjashme