Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook u ka uruar të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, duke thënë se është dita më e lavdishme e kombit tonë.
“Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha këto ngjarje në një datë e bëjnë 28 Nëntorin festën më madhështore të kombit tonë”, tha kryetari Idrizi.