Kryetari Jashari përfshin produktet e qumështit vendor në pakot emergjente

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Skenderajt ka vazhduar me shpërndarjen e pakove emergjente për banoret me nevojë, edhe kësaj radhe duke iu dhënë prioritet prodhuesve vendor.

Kjo ishte ndër arsyet e takimit mes prodhuesve dhe përpunuesve me kryetarin e komunës Bekim Jashari dhe asamblistin komunal Naser Bajraktari.

Ashtu siç na premtoi kryetari, në pakon emergjente janë përshirë produktet e qumështit vendor. Kjo është një nismë e mirë e cila do të shërbej si shembull edhe për komunat dhe institucionet tjera vendore .

Në kontributin e kuvendit komunal të Skenderajt dhe donatorëve tjerë në ndihmë familjeve në nevojë, janë përfshirë mbi 4500 pako ushqimore .

Të ngjashme