Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, raporton Ekonomia Online.

Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Republikës së Irlandës ndaj Republikës së Kosovës.

Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët.

Të ngjashme