Kryetari Kurti iu bën thirrje strukturave të reja që “të mobilizohen” – nevojat e qytetarëve janë të mëdha

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e qendrave dhe të organizatave të gruas dhe të rinisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje, kryetari i VV-se njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kuti, iu bëri thirrje strukturave dhe kryetareve të qendrave për mobilizim, pasi siç tha ai nevojat e qytetarëve janë të mëdha.

“Mirë se ju gjej në këtë mbledhje te jashtëzakonshme e cila është thirrje për mobilizim për javët, muajt dhe vitet e ardhshëm ne për shkak së përgjegjësia është e madhe, të mëdha janë edhe nevojat e qytetarëve”.

Nga zgjedhjet e shtatorit kemi dalë me strukturat e reja “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, deklaroi Kurti.

“Unë pres angazhim me të dendur në qendrat në te cilat ju punoni. Të gjithë e keni parasysh që kam garuar me një platformë 10 pikëshe. Pika e parë ka qenë rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja për shkak që mosha mesatare në vend është 31 vjet dhe e kemi te domosdoshme që sa më shume te kemi anëtar të rinj. E dyta ishte rritja e antarësisë së vajzave dhe grave”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes rikujtoi se nga votuesit që në zgjedhjet e fundit ia mundësuan kësaj partie të vijë pushtet, 62 për qind ishin gra dhe vajza. Ai tha se kjo përqindje nuk është “përkthyer” në përmbajtjen e strukturave.

Kryetarja e organizatës “ Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, tha që qelsi i suksesit për organizatën është bashkëpunimi, po ashtu ajo shtoi se dy organet e reja të krijuara në këtë parti, “Grat për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje” janë shumë të rëndësishme.

“Mirë se ju gjej në këtë organizim pak ditë pas përmbylljes se një procesi të brendshëm zgjedhor, ku anëtarët tanë përmes votës së tyre na dhanë besimin për mandatin 4 vjeçar dhe më lejoni të ju uroj të gjithëve. Jam e bindur se pavarësisht sfidave që mund të kemi, qelsi për të jetësua platformat tona është bashkëpunimi mes nesh prandaj si drejtuese e GVV-së edhe sot po shpreh vullnetin për bashkëpunim me secilin”.

“Mendoj vetëm kësisoj mundemi që organizatën ton ta kemi edhe më të fuqishme. Këto dy organe të reja GVV-ja dhe RVV-ja, që janë themeluar janë të rëndësishme shumë për organizatën tonë” tha Haxhiu.

Të ngjashme