Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, për bashkëfinancimin e projektit “ndërtimi i kolektorëve kryesor të ujërave të zeza në mes Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt”.
Financimi i këtij projekti për këtë vit kap vlerën prej 100 mijë eurove për ndërtimin e kolektorëve kryesor të ujërave të zeza, ndërsa ditëve në vazhdim, po me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëfinancimit për pastrimin e lumit “Drenica” qe për këtë fazë do të investohen 70 mijë euro.