Kryetari Lladrovci pas protestës: Krenar me Drenasin

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” të Drenasit, ishin tubuar veteranë, invalidë dhe ish të burgosur politik, për t’u solidarizuar me protestën e ftuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve politik, për të kundërshtuar propozim akuzën kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lladrovci ka thënë se “pasi dje Asambleja komunale e Drenasit e miratoi Deklaratën kundër akuzës së supozuar prej Zyrës së Prokurorit Special, ndaj dy liderëve institucional e politik, sot, manifestimit të kundërshtimit iu bashkuam, duke shprehur bindjen e thellë për luftën tonë të drejtë, pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe pafajësinë e z. Thaçi dhe z. Veseli”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Sot, Sheshi “Fehmi Lladrovci”, në ora 12, ishte plot me veteranë, invalidë, ish të burgosur politik, të cilët janë solidarizuar me ftesën e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve politikë.

Ftesa për protestë ishte shumë e qëlluar, sepse kundërshton akuzat e supozuara kundër Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, dy nga drejtuesit kryesor të UÇK-së dhe institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Pasi dje Asambleja komunale e Drenasit e miratoi Deklaratën kundër akuzës së supozuar prej Zyrës së Prokurorit Special, ndaj dy liderëve institucional e politik, sot, manifestimit të kundërshtimit iu bashkuam, duke shprehur bindjen e thellë për luftën tonë të drejtë, pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe pafajësinë e z. Thaçi dhe z. Veseli.

Krenar me Drenasin për organizimin dhe respektimin e udhëzimeve për ruajtjen e distancës!







Të ngjashme