Kryetari i Londrës: Burracakët na e bënë pis qytetin

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 11:59 | Nga

Kryetar i Londrës, Sadiq Khan, tha se, sulmi në qendër të Londrës të shtunën në mbrëmje ishte një sulm i paramenduar dhe burracak.

Khan do të merrte pjesë në një takim për sigurinë me kryeministren Theresa May të dielën, sipas Reutersit.

“Nuk i dimë ende detajet e plota, por ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe burracak mbi londinezët dhe vizitorët e pafajshëm”, tha Khan.

“Unë e dënoj atë me forcë në të gjitha aspektet. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare”, shtoi ai.

Sipas tij, “këta njerëz vijnë në Londër dhe na bëjnë rrëmujë qytetin, na e ndotin dhe trembin qytetarët që duan të festojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme