Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj me fillimin të korrje-shirjeve, falenderoi Ministrin Mustafa dhe Kryeministrin Hoti për pjesmarrjen dhe apeloi që sa më shpejt tu dalin subvencionet bujqëve.
“Jemi në Shirokë në Komunën e Suharekës, ku kanë filluar korrje-shirjet. Rendimentet janë shumë më të mira se vitet e kaluara. Diku sillen prej 4.5 tonë deri në 7 tonë. Bujqit janë të kënqaur. Këtë vit është mbjellë një sipërfaqe më e madhe me grurë. Momentalisht reshjet nuk kanë dëmtuar grurin, por serrat dhe kjo ka ndodhur para një muaji. Sot biseduam me Ministrin e Bujqësisë dhe besoj se shumë shpejt do të kompenzohen dëmet. Unë apelojë tek Ministri që sa më shpejt të dalin subvencionet e granteve për bujqit ashtu sic ju takon me ligj dhe rregullore.
Ndërsa fermeri Nysret Bajraktari tha se të gjitha shpresat sa i përket subvencioneve i kanë te qeveria Hoti.
Fermeri Bajraktari tha se presin subvencionet. Nga komuna deri më sot nuk kanë pasur subvencione, por shpresojë të na ndihmojë Ministria në të ardhmen, përndryshe me u marrë me aktivitet bujqësor në Kosovë është kogja vështirë. Por shpresat i kemi në qeverinë Hoti.