Kryetari Mustafa: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është gurë-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një komunikate për medie ka shkruar se Deklarata e 2 Korrikut shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

“Dekarata e 2 korrikut të vitit 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Ajo i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi e më së shumti për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë. Pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosshmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalen së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1999, është gurë-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, andaj duhet ta kujtojmë përherë si faqe të ndritur për shtetin tonë”.

Të ngjashme