Kryetari i Obiliqit i bashkohet fushatës “Ndalja gazin”

Obiliq | 03 Gus 2017 | 13:39 | Nga

Fushatës vetdijësuese me moto “Ndalja gazin”, nga stacioni policor në Obiliq, sot iu bashkua edhe kryetari i komunës Xhafer Gashi me stafin e tij komunal, QKMF-në dhe qytetarët.

Kjo fushatë ka qëllim parandalimin e aksidenteve të shumta që po ndodhin.

Task forca e formuar nga stacioni policor në krye me komandantin Sejdi Zeqiri, do të zgjasë deri në fund të muajit gusht, do jetë në shërbim 24 orë, në gjithë teritorin e komunës së Obiliqit.

“U bë natë, mos ia shkel gazit deri në fund. Nëse do të ngasësh veturën, mos pi. Kur del në trafik, mos e përdor telefonin. FAMILJA PO TË PRET.”, është motoja e kësaj fushate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme