Kryetari Peci shpreson në kapjen e autorëve të “aktit kriminal” të djegies së veturave zyrtare (FOTO)

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit janë djegur gjatë natës së të premtes.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e ka dënuar këtë vepër, të cilën e ka quajtur kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth një orë e gjysmë pas mesnatës së të premtes.

“Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë. Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës z.Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, shkruan në njoftimin e kryetarit Peci.

Të ngjashme