Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Avni Morina, ka pritur në takim ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Likaj, Deputeten znj.Tetuta Haxhiu dhe këshilltarin e ministrit z. Enver Osdautaj.‘’Ministrin Likaj e përgëzova për detyrën e rëndësishme që i është besuar në Qeverinë e Kosovës, poashtu shfrytëzova rastin për të shprehur dëshirën në ruajtjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve të shkëlqyera të besimit dhe të transparencës, të ndërtuara me këtë ministri.
Diskutuam gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy instuticioneve në fushën e arsimit, për sfidat me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kohën e pandemisë, ecurinë e zhvillimit të mësimit online dhe për mundësitë e mbështetjes financiare të projekteve nga fusha e arsimit në komunën e Rahovecit.
Z.Likaj e njoh si një nga figurat më të spikatura të arsimit shqip në Kosovë, i cili me angazhimin e tij prej një eksperti, studiuesi, atdhetari, patrioti e mbi të gjitha të një profesori të dëshmuar, arriti që për shumë vite të nxjerrë gjenerata të tëra në dritë’’,- u shpreh kryetari Latifi.
Attachments area