Kryetari Rama takon Rafunën e OEK-ut: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me të cilin thotë të kenë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Por ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.

“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete. Sot, me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale. Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme