Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se fillimi i majit tetor është edhe muaji i ndërgjegjëismit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
Sipas kryetarit Veseli kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta.
Njoftimi i plotë:
Sot nis muaji tetor, i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta.