Kryetarja e kryeqytetit amerikan: Veprimet e policisë ishin të turpshme

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, ka thënë se veprimet e policisë federale në Shtëpinë e Bardhë të dielën kanë qenë të turpshme.

“Unë e vendosa orën policore në orën 7 të mbrëmjes. 25 minuta para orës policore dhe pa qenë e provokuar, policia federale përdori municion ndaj protestuesve paqësorë para Shtëpisë së Bardhë, veprim që do ta bëjë punën e zyrtarëve më të vështirë. E turpshme”, shkroi Bowser në Twitter.

Ajo gjithashtu kërkoi nga banorët e kryeqytetit amerikan që të shkojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë në vend të sigurt, shkruan “CNN”.

Të hënën në mbrëmje, kreu i Shtëpisë së Bardhë mbajti fjalim në oborrin e Shtëpisë së Bardhë para se të shkonte në kishë për të bërë një fotografi me Bibël në dorë.

Para mbajtjes së fjalimit nga presidenti, policia hodhi gaz lotsjellës dhe shkrepi plumba gome në drejtim të protestuesve afër Shtëpisë së Bardhë në përpjekje për ta shpërndarë turmën dhe për t’ia hapur rrugën Trumpit për të shkuar në kishë.

Të ngjashme