Kryetarja e Kuvendit në Serbi me pneumoni – rezulton pozitive edhe me Coronavirus

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit në Serbi, Maja Gojkoviç, u infektua me coronavirus, njoftojnë mediet lokale.

Sipas gazetës ‘Tanjug’, Gojkoviç u shtrua në spital dhe është duke iu nënshtruar terapive të nevojshme, për shkak të sëmundjes.

Bëhet e ditur se përveç sëmundjes COVID-19, ajo vuan edhe nga pneumonia – mirëpo gjendja e saj raportohet të jetë stabile.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, u raportua se edhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në Serbi, vuajnë nga coronavirusi – bëhet fjalë për Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe për drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq. /Telegrafi/

Të ngjashme