Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Kryetarja Haxhiu falënderoi znj. Vakali për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë dhe i uroi suksese në angazhimet e saj të ardhshme. Në takim u shpreh vullneti për […]
Kryetarja Haxhiu priti në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Kryetarja Haxhiu falënderoi znj. Vakali për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë dhe i uroi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.
Në takim u shpreh vullneti për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

















