Kryeziu: Deri në orën 17:00 votuan 38 për qind e qytetarëve

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), në konferencën e radhës ka prezantuar përqindjen e daljes në votime deri në ora 17:00, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu nga DnV,  tha se deri në orën 17:00, në nivel vendi kanë votuar rreth 38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ai tha se kjo është ngritje e ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e mëhershme, e sidomos ato të vitit 2017 për zgjedhjet parlamentare.

Ai ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të asistimeve të evidentuara, teksa ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 23 mijë raste, ndërsa ka thënë se mbi 70 janë raste të asistimeve në më shumë se një rast nga i njëjti person.

Sipas Kryeziut, në 41 raste kanë qenë të përfshirë edhe komisionarët.

Për publikimin e votës përmes fotografive ai ka kërkuar të merren masat nga institucionet shtetërore.

Ai  foli për lajmin e rremë, ku në një medie ka qarkulluar lajmi se DnV di rezultatin e saktë të këtyre zgjedhjeve.

“Keni parë demantin që e kemi bërë në Mekuli Press dhe ne nuk nxjerrim rezultate. Ju falënderojmë juve medie qe jeni këtu që nuk keni rënë pre e lajmëve të rreme. Gjithashtu askush nuk ka rënë pre e këtij lajmi. Gjithsesi në përmbyllje te kesaj dite deri më ora 17:00, 38 për qind e qytetarëve kanë shprehur vullnetin për të votuar. Kjo ka rritje të viteve paraprake. Ne ju bëjmë thirrje, KQZ që të mundësojë gjithë qytetarëve tu mundësohet gjithw qytetarëve të votojnë e të cilwt janë në pritje. Parregullsitw kanë ndodhur. Asistenca është një mundësi dhe e drejtë kushtetuese që ne u ofrojmë për ta shprehur vullnetin e tyre, por që ne e urrejmë se numri i asistimit ka shkuar në 23 mijë”, ka thënë Kryeziu, raporton EO.

Për fund, Kryeziu ka ftuar çdo institucion në vend që ta ruajë numërinin e votave dhe ky proces të shkojë siç është më së miri deri në fund.


Të ngjashme