Kryeziu e quajti deputete të vogël, Musliu: Nuk më kujtohet emri i saj

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk i kujtohet emri i deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Të dyja janë anëtare të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, por nuk kanë marrëdhënie të mira.

Kryeziu-Hyseni, e cila është kryetare e Komisionit, e pati quajtur deputete të vogël Musliu-Shoshin.

“Nuk e di njësinë matëse të deputetes. Me çka i matë deputetët sa janë të mëdhenj dhe sa janë të vegjël”, tha deputetja e PDK-së në T7.

“Shumë pak mbajmë mbledhje, sa që edhe emrin me ia mbajtë në mend është problem”.

Musliu-Shoshi tha se deputetja e LVV-së do të duhej “të tregojë një fuqi brenda përbrenda partisë së saj”. Sipas saj, “kjo flet për vogëlsinë e saj”

Të ngjashme