Deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu- Hyseni tha se Qeveria do të formohet dhe në krye të saj do të jetë Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Deklaratën e bëri pas regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës.
“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe Qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nesë i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, tha Kryeziu- Hyseni.
