Kosova ka pësuar një humbje minimale 1-2 nga Islanda por ka treguar lojë shumë të bukur.
Përfaqësuesja jonë sulmoi pa reshtur portën e mysafirëve por nuk arriti të nxjerrë një barazim.
E njëri nga lojtarët më të mirë në fushë, Hekuran Kryeziu ka thënë se është krenar që bart fanellën e Kosovës.
Gjilanasi ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook pasi është kthyer në Zvicër.
“Krenar që e bart këtë fanellë”, ka shkruar mesfushori defensivë në faqen e tij zyrtare.
Kryeziu është njëri nga lojtarët më të dashur në Përfaqësuesen e Kosovës nga tifozët “Dardanët”.
23-vjeçari në ndeshjen ndaj Islandës u ndëshkua me karton të verdhë.