Njohësi i rrethanave politike në vend dhe drejtusi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se Albin Kurti ka bërë një gabim politik e shtetëror kur ka vendosur ta shkarkojë Shkëlzen Gashin.
Sipas Kryeziut vendimi për shkarkim do të bëjë edhe më shumë dëm sesa vetë deklarimet e Gashit për vrasjet që janë kryer gjatë luftës.
Kreu i KDI-së thotë se distancimi nga deklarime të tilla do të ishte vendimi më i mirë.
Reagimi i plotë:
Gabim politik edhe shteteror i marre nen presion publik, nga Albin Kurti.
Shkarkimi i keshilltarit te tij mbas gjithe ketij linçimi qe po i behet ne rrjetet sociale, ka efekete negative ne disa dimensione. Distancimi i qeverise nga kjo deklarate, ndoshta do te ishte veprimi me i matur instiutocional e politik.
Shkarkimi i tij do te interpretohet edhe argumentohet ne politiken e jashtme dhe te brendshme, me i demshem se sa deklarata qe ka bere ai.