Kryeziu: Kurti në drekë me ambasadorë, Konjufca është dashur të pranohet nga Presidenca

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Ekonomia Online se mospjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në takimin e presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë, është bërë për shkak të agjendës. Sipas tij, Kurti po merrte pjesë në një drekë me me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi.

“Gjatë intervalit kohor të mbledhjes së ftuar nga Presidentja, Kryeministri po merrte pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku ishte i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai.

Të ngjashme