Kryeziu: Nuk është Kurti ai që ka krijuar strukturat paralele, as ai që vazhdon t’i financojë ato nga Beogradi

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka thënë se sovraniteti nuk është slogan por detyrim. Kryeziu teksa komenton deklaratat e Kurtit që i dha për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë ai tha se ta reduktosh këtë “pro apo kundër Kurtit” është gabim fatal.

E sipas tij Kurti nuk i ka krijuar strukturat paralele, as ai që vazhdon t’i financojë ato nga Beogradi.

Postimi i plotë i Kryeziut:

SOVRANITETI NUK ËSHTË SLOGAN, ËSHTË DETYRIM

Deklaratat e kryeministrit në SHBA kanë hapur një debat të ashpër, por fatkeqësisht jo një debat të thellë. Ta reduktosh këtë çështje në “pro apo kundër Kurtit” është një gabim fatal. Nuk është Kurti ai që ka krijuar strukturat paralele, as ai që vazhdon t’i financojë ato nga Beogradi.

Problemi i vërtetë mbetet i njëjtë: sovraniteti i cunguar nga strukturat paralele, pritshmëritë e shtrembëruara në dialog dhe aleanca jonë historike me SHBA-në, e cila duhet ruajtur e kultivuar me kujdes. Nuk është fjala për një njeri, është fjala për republikën. Kritika duhet të shndërrohet në reflektim, dhe reflektimi në zgjidhje.

Po, Kurti ka përgjegjësi të komunikojë me kujdes me aleatin tonë më të madh, SHBA. Por edhe opozita ka përgjegjësi të mos e kthejë çdo fjali në armë elektorale. Miqësia me Amerikën nuk është monedhë për pazare të ditës — është themeli i sigurisë sonë..

Të ngjashme