Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas konferencës së VV-së para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.
Ai, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se VV-ja, pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet ta shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar vota.
Sipas Kryeziut, përdorimi i fatkeqësisë së Astrit Deharit “për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbledhur një grusht vota është i papranueshëm dhe përbën një mungesë respekti për kujtimin e tij”.