Kryeziu: Po të mos ishte Kushtetuesja, a do ta ndërronte karakterin e shtetit VV-ja?

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, është shprehur i shqetësuar me reagimet e zyrtarëve të VV-së ndaj veprimit të komunave për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shtruar disa pyetje në lidhje me këtë çështje.

Kryeziu ka përmendur veprimet që do të mund t`i ndërmerrte partia në pushtet nëse nuk do të kishte Kosova një Gjykatë Kushtetuese të pavarur.

“Po shohë shumë funksionar dhe simpatizant të VV-së se si po e kritikojnë opozitën për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese !? Pyetja është: sikur mos të kishim një gjykatë kushtetuese të pavarur, me çfarë ligjesh e pushteti do të jetonim me një VV që ka mbi 50% të votave!? A do ta ndërronte karakterin e shtetit dhe sistemin qeverisës kjo parti!?”, ka shkruar ai.

Të ngjashme