Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas tollovisë së sotme të krijuar në sallën “1 Tetori”.
Sipas tij, kur numri i qytetarëve mbi moshëbn 65 vjeçare është në diskrepancë totale me numrin e vaksinave, 35 mijë, atëherë ftesa e qytetarëve pa asnjë kriter, është ftesë për infektim dhe jo vaksinim.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Nese i kemi mbi 130.000 qytetare mbi moshen 65 vjeçare dhe u bejme thirrje publike te mesyjne vendet per vaksinim, pa asnje kriter e prioritet, kur i kemi vetem rreth 35.000 vaksina.
Atehere, me shume jemi duke i thirrur per infektim, se sa per vaksinim.