Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, ndërsa për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.
“Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, shkruan Hoti.
Postimi i plotë
Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë!
Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.