Ka përfunduar autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut.
Kallxo.com mëson se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.
Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.