Krzysztof Piatek ka ndërruar skuadër.
Ylli polak, Krzysztof Piatek, është larguar nga skuadra e Milan, për të vazhduar karrierën e tij në Bundesliga.
Faqja zyrtare e Hertha Berlin sot ka njoftuar për zyrtarizimin e transferimit të lojtarit, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin e skuadrës shkruhet se lojtari ka nënshkruar një kontratë afat-gjate me skuadrën e kryeqytetit të Gjermanisë.
Piatek do ta mbajë numrin 7 në fanellën e tij.