Shumë nga bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë, pas përfundimit të pushimeve në Kosovë.
Kjo ka bërë që sot të rikthehen kolonat e gjata në vendkalimet kufitare.
Në Merdar, pritjet për të kaluar në Serbi ishin deri në katër orë, thanë për Ekonomia Online së paku dy kosovarë të cilët po udhëtonin përmes kësaj pike.
Kurse, për të hyrë në Kosovë pritej më pak. “Megjithëse nuk ka pasur shumë vetura, unë kam pritur rreth një orë, për shkak se zyrtarët serbë nuk nguten aspak për t’i kryer procedurat”, tha M. Shabani, për Ekonomia Online.
Derisa nga pala e Kosovës puna kryhej me personel të plotë, në pikën kufitare të kontrollit të autoriteteve serbe po punonte vetëm një zyrtar kufitar.