Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ku Interi do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Juventusit, do të ketë në dispozicion dy elementë shumë të rëndësishëm si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi të cilët kanë shlyer pezullimin prej kartonëve dhe do të jenë në dispozicion të Antonio Contes.
Por nëse dy lojtarë i kthehen Interit, dy futbollistë të tjerë që luajtën në sfidën e parë do të mungojnë, bëhet fjalë për dy kilianët Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.
Si Vidal ashtu edhe Sanchez u ndëshkuan me kartonë të verdhë në sfidën e vajtjes në San Siro dhe kanë plotësuar dy të verdhëve pas kartonave që morën edhe në sfidën e 1/8-ave ndaj Fiorentinës dhe për këtë arsye do të mungojnë në sfidën e të martës së ardhshme.
Nëse Sanchez do të zëvendësohet nga Lukaku, për të zëvendësuar Vidal, Conte duhet të hedhë sytë nga stoli.
Për të zëvendësuar “King Arturon” janë në garë Eriksen, Sensi dhe Gagliardini. Interi u mposht 1-2 në derbin e parë të Italisë në Kupë, ku vendosën dy gola të Cristiano Ronaldos.