Kthehet në rigjykim rasti ndaj Kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e ka kthye në rigjykim rastin ndaj Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Kjo gjykatë e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, sipas së cilës Elezaj është dënuar me katër mijë euro gjobë, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “Konflikt i interesit”.

“Gjykata e Apelit,  ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë duhet anuluar, ngase i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke qenë se nuk është përpiluar konform dispozitës së nenit 370 par.7  lidhur me nenin 365 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në kumtesë.

“Kjo pasi që dispozitivi është në kontradiktë me arsyet e theksuara,  në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa, ato që janë dhënë, nuk janë në  pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e tjera në lëndë. Po ashtu gjykata gjeti se gjendja faktike është vërtetuar në  mënyrë të gabuar dhe jo të plotë, prandaj edhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme