“Kthimi” i Serbisë kah Perëndimi

| 10 Pri 2022 | 08:21 | Nga

Mos e dramatizoni takimin e Presidentit Biden me Gjuriqin, dhe reagimin e Ambasadorit Hill per te, mirepo kjo njekohesisht nuk bene edhe te neglizhohet.

Serbia eshte duke bërë hapa drejte Perendimit, dhe kthimi kah Washingtoni e Brukseli nuk do te ndodh brenda nates, por eshte i kalkuluar mire, dhe per kete po ka mirekuptim edhe ne Kremlin, pasi Rusia po deshiron ta mbaj ndikimin ne Serbi dhe ne Ballkan permes saj. Me shkeputjen e marredhenieve te tanishme me Beogradin, Moska e humbe ndikimin ne Serbi, dhe per kete eshte duke i pranuar me lehtesi votimet kunder saj qe Vucici po i bene ne Kombet e Bashkuara.

Kthimi i Serbisë kah Perëndimi, per te cilen e ka deren e hapur qe nga renia e Millosheviqit, do te lexohet si i plote, vetem atehere kur do t’ia ve sanksionet Rusise. Ajo tani eshte duke u munduar te bleje kohe dhe te krijoj hapesire manovrimi, duke pritur epilogun e luftes ne Ukraine, dhe heqjen eventuale te ketyre sanksioneve nga disa vende te BE-se, qe e kane bere kete me zorr, duke pasur pastaj per justifikim mos-vendosjen e tyre. Mirepo, sa me shume qe zgjate kjo lufte, aq me teper do t’i ngushtohet laku rreth fytit Serbise.

Serbia eshte duke u munduar qe ta projektoj veten si faktor i paqes dhe stabilitetit ne rajon, dhe Vucici kete rol eshte duke e projektuar shume mire, pas terheqjes prej reagimeve te para pas fillimit te luftes ne Ukraine, dhe cytjes se mediave ne Beograd ne perkrahje te Rusise dhe njekohesisht edhe duke e kercenuar Kosoven. Bile edhe Listen Serbe po mundohet ta paraqes si jo-destruktive, dhe per kete eshte duke marrur poena. Poashtu, Vucici eshte edhe pran divorcit me Dacicin – te cilin eshte duke e projektuar si pro-rus, dhe me shume gjase nuk do ta kete me ne qeveri.

Ne kete drite mendoj se duhet pare edhe pritja me gjase kurtoazie te Gjuriqit nga Presidenti Biden dhe reagimi i Ambasadorit Hill.

Perafrimi i Serbise me Washingtonin, jo domosdoshmerisht eshte kunder interesave te Kosoves. Perkundrazi, kjo mund ta bene edhe arritjen e nje marreveshjeje perfundimtare me Serbine te fokusuar ne njohje reciproke edhe me te mundshme. Por, lidershipi institucional i Kosoves nuk ka politike per keto rrethana te reja.

Mirepo, mospasja e kesaj politike eshte pasoje e nje diskrepance te madhe ne mes asaj se si ne e perceptojme veteveten dhe si ne perceptohemi nga Washingtoni. Kosova duhet ta rikthej partneritetin e zvenitur me SHBA-te. Kjo nuk behet duke u shitur si pro-amerikane, e njekohesisht duke i shitur muskuj SHBA-ve me zbatimin e Marreveshjes se Washingtonit, gazsjelkesin e TAP-it e shume gjera te tjera, kur ajo de-facto eshte garantues i sovranitetit tone.

Ne vend se te perfitojme nga kjo situate e volitshme, ne jemi ne rruge qe ta humbim rastin qe te arrijme marreveshje gjate presidences se Bidenit, gje qe do te kishte pasoja te paparishikuara per vendin tone.

Edhe nje gje, pa kompromis nuk do te kete marreveshje, dhe kompromisi jo domosdoshmerisht nenkupton koncesione ne dem te interesave te vendit tone. Perkundrazi, kompromisi mundet t’i avancoj interesat tona, si nje vend, i cili per shkak te konstelacioneve nderkombetare, deri tani ka mbetur pa shtetesi te konsoliduar dhe i pa integruar ne mase te madhe ne bashkesine nderkombetare.

Të ngjashme