Elmi Zeka, njeriu që e strehoi familjen Jashari pas rrethimit të parë para 30 vitesh ka treguar se si familja Jashari e ka pritur Vitin e Ri, në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc.
Ai ka rrëfyer ekskluzivisht se Adem Jashari me familje kanë qëndruar në shtëpinë e Jakup Krasniqit deri në orën 02:00 të natës dhe më pas janë strehuar në shtëpinë e Shaban Shalës.
Më tutje Zeka ka treguar edhe për një moment kur ka shkuar në Prekaz dhe ka parë se forcat serbe nuk i kishin marrë disa armë dhe para në familjen Jashari, shkruan Express.
“Unë kam udhëtuar për në Prekaz njëherë në tri ditë për me e shiku situatën. Për shembull ka qenë rasti kur kam shkuar me e marr pasaportën e bacës Rifat. E kemi kuptuar që gjatë bastisjes së familjes Jashari, nga paniku që e kanë pasur forcat serbe, nuk kanë arritur që të gjejnë një pushkë, një revole dhe disa mijëra marka. Familja Jashari ka qenë atë kohë njëra nga familjet më të pasura në regjionin e Drenicës”.