Asnjë nga ta nuk shihet i pranishëm në teren, në implementim të projekteve, në takime me qytetar por te gjithë janë te mbyllur duke ta krijuar përshtypjen që pa dëshirën e tyre janë bërë ministra.
Hekuran Murati shfaqet kur dëshiron ti kërcënoj mësimdhënësit dhe punonjësit e sektorit publik se unë ju ndali pagat, ose kur ka dëshirë ta aktualizoj debatin dhe ti quaj veteranët e UÇK-së mercenar, në vend që te dal me ide se si ti ndihmoi ata dhe kategoritë e tjera te shoqërisë me rritje pagash e pensionesh sepse jeta e tyre është vështirësuar për shkak të inflacionit të çmimeve. Po ashtu të ofroi mbështetje konkrete për bizneset e sektorit privat.
Arberie Nagafci shfaqet kur dëshiron ti shantazhon mësimdhënësit me rezultatet e nxënësve në testin pisa apo edhe me organizimin e testimit te aftësive te mësimdhënësve, por harron se cilësia ne arsim nuk është çështje e sindikatës por e Ministrisë që ajo udhëheq. Cilat shkolla apo çerdhe te reja i ka ndërtuar siç ka premtuar, cili është niveli i mirëmbajtjes dhe digjitalizimit të shkollave, sa prej komunave i ka vizituar për ta parë nga afër gjendjen në shkolla? Cilat janë reformat e reja qe ka nisur në të gjitha nivelet e arsimit?
Infrastruktura ne Kosove është ne gjendjen e njëjta ku e kanë lënë qeveritë e kaluara ose edhe më keq, asnjë investim serioz në infrastrukturë, te merr malli me pa eskavator duke punuar kah po gjendët Liburni?
Artane Rizvanolli tregon se qytetaret duhet me mbajt temperaturën 19 gradë celsius në ambiente të brendshme harron që si Ministre nuk është duke e bërë asnjë hap konkret në riparimin dhe mirëmbajtjen e njësive te prodhimit te energjisë elektrike në KEK gjendja e të cilave është skandaloze e për pasoj njësit e prodhimit po dalin nga sistemi e kjo po ndikon ne reduktimin e prodhimit te energjisë elektrike. Po ashtu gjendjen e njëjtë e ka pothuajse në të gjitha ndërmarrjet publike.
Për Ministrin e shëndetësisë obligohen që të formojnë komision ekzekutiv për shëndetësi duke e pranuar që menaxhimi me shëndetësinë është total i dështuar.
Nuk po shkruaj edhe për shumë ministra të tjerë të cilëve qytetaret as nuk ju din emrat duke mos i pa në aktivitete.
Qytetaret që ju votuan mbi 50% duan të shohin punë dhe progres nga ju e jo dështim dhe dëshpërim, asnjëherë nuk ka pas qeveri më të dobët Kosova.
Më vjen mirë që dështimin e këtyre ministrave tash më e ka kuptuar edhe vet Kryeministri.