Ku mos me ikë?

Prishtinë | 31 Jan 2024 | 11:39 | Nga Zana Avdiu

Çmimet në qiell, rrogat përtokë. Kurrkush nuk mundet me mbyllë muajin, si duhet.

Çdo ditë sheh familje tu lypë pare për familjarët e tyre te sëmurë. Çdo ditë i sheh tu lypë pare për me iu maru shtëpi.

Shëndetësia në mjerim. Arsimi hala ma keq. Institucionet e sigurisë e drejtësisë, ma keq se ato dy të parat.

Pse po i fajësoni njerëzit që po kqyrin me ikë tanë?

Nëse jo për vete, ata duan siguri dhe jetë te mirë për fëmijët e tyre.

Dhe mos iu thoni se ata mujnë me ba ndryshimin, se jo, nuk mujnë. E votuan masivisht VV-në, me shpresën e ndryshimit, por, gjendja veç u bë më e keqe sesa ka qenë.

Sepse këtu kurrkush nuk vjen në krye të vendit për me ba diçka të mirë për këtë vend, por, veç me e zhvatë.

Pra, jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme. E ikjet janë mëse normale!

Të ngjashme