Ku shkuan rreth -200,000 vota që LVV nuk i ka në zgjedhjet lokale?

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 21:50 | Nga Shenoll Muharremi

Këtu i kemi trende kryesore të rezultateve të zgjedhjeve nacionale krahasuar me zgjedhjet lokale. Mund të shohim se ku shkojnë vota dhe cila parti performojnë më mirë në nivele të ndryshme. Gjithashtu mund të shohim si ku janë rreth 200,000 vota që LVV dështon me i fitu në zgjedhjet lokale, krahasu me zgjedhjet nacionale.

Ka dallime të mëdha të votave të fituara, sidomos nga LVV, kur krahasohen Zgjedhjet nacionale (9 shkurt) dhe Zgjedhjet lokale (12 tetor). Partitë tjera janë më stabile, në fakt shumica prej tyre kanë vota më shumë (trend i kundërt me LVV).

Psh përderisa LVV (me Guxo+Alternativa) ka rreth -214,377 vota më pak kur krahason zgjedhjet nacionale me zgjedhjet lokale për asamble, AAK-Nisma kanë +41,443 vota më shumë.

PDK dhe LDK duken shumë afër LVV-së në nivel lokal. Në fakt, PDK është më e fortë se LVV në zgjedhjet lokale për asamble e LDK më e fortë në diasporë.
Në përgjithësi, shtrohet pyetja ku shkojnë rreth -200,000 mesatarisht që LVV nuk i fiton, nuk i ka në zgjedhjet lokale?

-Fillimisht duket me kuptu që një pjesë e madhe e tyre nuk votojnë. Mesatrisht rreth 100,000 persona më pak kanë votuar për zgjedhjet lokale për kryetarë sesa në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Ndërsa gati 150,000 persona kanë votuar më pak për asamble komunale.

-Partitë si PDK, LDK, AAK dhe Nisma e marrin një pjesë tjetër nga LVV në zgjedhje lokale. Rreth 50,000-60,000 vota mesatarisht nga zgjedhjet për kryetarë dhe asamble komunale këto parti ja marrin LVV-së në zgjedhje lokale.

-Kur është fjala për partitë tjara (pra që nuk janë LVV, PDK, LDK, AAK, Nisma, Lista Serbe, Guxo, Alternativa), ato i fitojnë 22,453 më shumë në zgjedhjet për asamble krahasuar me zgjedhjet nacionale.

Të ngjashme