Kuburoviq: S`ka informata të reja për hollësitë e hetimit të rastit Ivanoviq

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:50 | Nga

Serbia nuk ka të dhëna të reja mbi detajet e hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviq, tha sot ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.

Ajo tha se rasti drejtohet nga Prokuroria në Prishtinë dhe se Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar iu përgjigj të gjitha pesë kërkesave të dërguara nga autoritetet e Prishtinës.

Lideri i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq , ishte vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore më 16 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme