Zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për keqmenaxhimin e vaksinimit të moshuarve në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Sot gjatë ditës një numër i madh i të moshuarve kanë pritur të grumbulluar para sallës “1 Tetori” për t’u vaksinuar.
Postimi i plotë:
Çka duhet të ndodhë më shumë që Dr. Hipokriti të japë dorëheqje:
Nën keqmenaxhimin e tij ka vdekur tragjikisht Agon Musliu!
Në pikun e pandemisë, organizoi manifestime partiake me mijëra njerëz në sheshin e Prishtinës!
Morri pjesë aktive në fushatën zgjedhore duke shkelur të gjitha rregullat të cilat i afirmonte!
Mbylli qytetarët për 12 ditë përderisa deputetët e VVsë shëtiteshin në Shqipëri!
Kur qytetarët ishin mbyllur, ky organizonte ndeja partiake me muzike e qiftelia!
Ende nuk ka arritur të blejë ASNJË vaksinë!
Ndihmat ekonomike nuk janë askund!
Secilës masë i ka humbur ndikimi dhe asnjë masë më nuk ka kuptim. Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, ai është ministri Vitia.
Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet sot.
Është tipike për Qeverinë Kurti që fajtorin të mos e kërkojë tek vetja, por ose tek kundërshtari politik ose tek qytetari i painformuar.
Këtë nuk do ta lejojmë! Dardan Molliqaj