Natyra Kuçi nga PSD përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri po e shfrytëzon varrimin e një vajze të mbytur për poena politikë e kandidati i partisë së tij për Malishevë del në protesta kundër dhunës e në anën tjetër kandidojnë apologjistë të dhunuesëve në lista për asamble.
Postimi i plotë:
Në vitin 2019 ishte dhunuar një vajzë 16 vjeqare në Drenas. Fillimisht nga mësuesi i saj e më pastaj nga polici tek i cili u mundua të raportoj rastin.
Bedri Bytyqi, tani kandidat i VV-së për asamble, asokohe aryetonte dhunuesin, duke e fajsuar vajzën; veshja e saj i paska dalldisur policë e mësues.
Ja mesazhi i qartë i pushtetit për qytetarin: Kryeministri shfrytëzon varrimin e një vajze të mbytur për poena politikë e kandidati i partisë së tij për Malishevë del në protesta kundër dhunës e në anën tjetër kandidojnë apologjistë të dhunuesëve në lista për asamble. Lavdëroj institucionet me fjalë e dekurajoje raportimin e dhunës duke riprodhuar mentalitetin vrasës në formën e apologjistëve.
Luaj dy anët e kartës. Në dukje kundër dhunës, në vepra rehabilitues i mentalitet që po vran.