Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka takuar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin ka diskutuar për krijimin e bazës ligjore për implementimin e Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë shtypi, Kuçi e Selimi thanë se u dakorduan që sundimi i ligjit të jetë bazë e planit të rimëkëmbjes ekonomike.
Kuçi theksoi se së shpejti do ta jetë gati baza ligjore për ta mundësuar implementimin e kësaj pakoje.
“Sot jemi me ministrin e Drejtësisë për të dhenë mesazhin se sundimi i ligjit është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin mes dy ministrive për sundim të ligjit” .
“Biseduam për planin e rimëkëmbjes ekonomike për te krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur për të bërë implementimin e pakos”, u shpreh Kuçi.
Ministri Selimi ofroi mbështetje për planin e rimëkëmbjes për ekonominë e tregut dhe sektorin privat, raporton EO.
“E prita sot në takim Ministrin Kuçi për planin e rimëkëmbjes ekonomike. Jam i lumtur që sundimi i ligjit është baza e planit të rimëkëmbjes ekonomike”.
“Me kapacitetet që i ka MD me ndihmesat që i ka ne do të jemi në dispozicion të plotë për ketë plan. Ky plan ka filluar dhe i nevojës për një rimëkëmbje të ekonomisë dhe sektorit privat”, tha ministri Selimi.