Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se kjo parti insiston që në tavolinën e dialogut të jetë edhe një anëtar i tyre, raporton Ekonomia Online.
Kuçi gjatë vizitës në Deçan ka shtuar se me këto telashe nuk rrezikohet koalicioni me LDK-në. Teksa ka folur për dialogun me Serbinë, Kuçi u shpreh se në ekipin negociator duhet të përfshihet edhe opozita.
“Nuk është çështje e mosbesimit por e marrëveshjes. Zotri Selim Selimi është i deleguar si ministër i AAK-së që të jetë pjesë e këtij dialogu. Ne kemi nevojë që brenda koalicionit por ekipi negociator duhet të zgjerohet sepse përfundimi është i rëndësisë së veçantë”.
“Në këtë proces është mirë të involvohet edhe opozita sepse është e rëndësisë së vepantë dhe për këtë po kërkojmë një transparencë”, tha ai.
“Kryetari Haradinaj po kërkon transparencë që të shkojmë më të përgatitur dhe ra kemi një rezultat të përbashkët. Nuk rrezikohet koalicioni nëse dakordim”, tha Kuçi.
E nominimi i Ramush Haradinajt për president, për Kuçin është në rregull. Ai thotë se këto tema duhet të diskutohen tani, në mënyrë që mos të këta probleme në kohën kur presidentit Hashim Thaçit i përfundon mandati, raporton EO.
“Qeveritë në Kosovë kanë pasur jetëgjatësi të shkurtër krahasuar me ato të rajonit. Ne po kërkojmë që kjo temë të trajtohet në kohën e duhur që mos të ketë probleme në fund dhe kërkesa jonë dhe nominimi i Haradinajt për president ka të bëjë që të rregullohet kjo çështje në këtë kohë, që pastaj mos të ndodhin probleme në koalicion”, tha ai.