Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka kritikuar qeverinë ministrin Hekuran Muratin për planin e prezantuar sot për subvencionimin e kredive konsumuese.
Sipas, Kucit në kohë krize pandemie, pasigurie ekonomike, qeveria thotë “të ndihmojmë ty, o i varfër, nëse e ndihmon të pasurin njëherë”.
Tutje, ajo ka shtuar se ky është planin gjenial për të vjelur qytetarët e ushqyer lakminë e bankave.
“Qeveria Kurti; shërbyese e interesave të bankave në kurriz të qytetarëve Ministri Murati sot e prezantoi planin gjenial për të vjelur qytetarët e ushqyer lakminë e bankave.Ai propozon që qytetarët, për të marrë lëmoshë nga qeveria, duhet të futet në borxh me interes tek bankat komerciale të Kosovës. Imagjinojeni propozimin skandaloz; në kohë krize pandemie, pasigurie ekonomike, qeveria thotë “të ndihmojmë ty, o i varfër, nëse e ndihmon të pasurin njëherë”. Këso lloj neoliberalizmi të egër nuk kemi parë deri më sot. Qytetarëve të Kosovës po iu servohet varfëri, borxh, konkurencë të egër, pabarazi; kushtet neoliberale që e kanë ndjekur Kosovën gjithë këto vite. Fatkeqësia jonë është të nëjtat po rehabilitohen nga një Parti që i kundërshtonte me zell, e tash na i shet si alternativë”, ka shkruar Kuçi.